“O Zot çfarë tmerri”/ Gazetari sjell pamje nga Turqia, qyteti i kapluar nga ndërtesa të rrafshuara e njerëz të pikëlluar

09/02/2023 18:38

Errësira ka rënë sërish sot për të katërtën natë, mbi ndërtesat e rrafshuara në Turqi, nën të cilat ka ende trupa të gjallë e pa jetë.

Një tjetër natë e acartë dimri i ka zënë  shumë trupa nën rrënoja, me shpresën për jetën e frikën për vdekjen.

Nga ana tjetër qindra qytetarë vendas e të huaj, po punojnë me vrull duke lëvizur gërmadhat e mbetura, me dëshirën e shpresën për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, e për ti dhuruar atyre sërish jetën, mes zymtësisë që ka kapluar qytetin.

Trupa pa jetë që transportohen me karroca, pluhur betoni nga ndërtesat e shembura, britma pikëllimi nga qytetarët që humbin të afërmit, kjo është gjithçka që gjendet aktualisht në epiqendrën e tërmetit, në qytetin Kahramaras të Turqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA