Krahina lindore britanike zgjohet nga tërmeti që nisi me ‘një zhurmë bombe’ (fotot)

09/02/2023 16:01

Rezidentët e Essex në lindje të Londrës flisnin sot se dëgjuan një zhurmë “si një bombë” në orët e para të mëngjesit dhe më pas shtëpitë e tyre nisën të dridheshin nga një tërmet që konfirmua nga autoritetet gjeologjike të vendit.

Shoqëria Gjeologjike Britanike konfirmoi dridhjet sizmike pranë Chelmsford rreth orës 5.00 mëngjesin e sotëm.

Një prej banorëve tha se e gjithë shtëpia e tij ishte dridhur, ndërsa një tjetër tha se kishte dëgjuar një zhurmë si një bombë.

Banorët pretendonin se ishte “sikur një tren nëntokësor të kalonte poshtë shtëpive të tyre” ose sikur “mobiljet e shtëpisë të shembeshin përtokë”.

Tronditjet regjistruan një magnitudë prej 2.6 në një thellësi prej 8km ku ishte dhe epiqendra e dridhjeve të orës 5.05 të mëngjesit.

Një person shkruante në rrjet pak pas dridhjeve: “Ishte një tërmet apo një plasje sonike? Unë dëgjova një zhurmë të fortë plasjeje pak para se shtëpia të dridhej”.

Darren, nga qyteza e South Woodham Ferrers tha për rrjetin BBC Essex: “Pak pas orës pesë të mëngjesit dëgjova një zhurmë të fortë. Ishte shumë e çuditshme dhe djali im u ngrit nga krevati. Mendova se po na grabisnin në shtëpi … por pashë që fqinjë të tjerë kishin dalë jashtë duke u mundur të kuptonin çfarë po ndodhte, kështu që e kishin dëgjuar të gjithë”.

Magnituda nga 2.5 deri në 5.4 do të thotë se tërmeti ndjehet, por duke shkaktuar vetëm dëme të vogla, shkruan rrjeti vendas TheMIrror.

FOTO GALERI
1/3
Tabela te rrezuara nga dridhjet ne Essex

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA