Putin sfidon Perëndimin: Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe
Uji ka përmbytur sot një fshat në Salqin pranë qendrës veriperëndimore Idlib të Sirisë, pas shembjes së një dige të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i të hënës.
Një rezident i fshatit konfirmonte për rrjetin AFP shembjen e digës prej tërmetit dhe largimit të shumicës së banorëve.
“Situata është e rëndë siç mund ta shihni prej përmbytjes. Asnjë nuk ka mbetur në fshat përveç të rinjve të aftë. Fëmijët e të vjetrit janë larguar”.
“Kemi nevojë për ndihmë dhe për tenda pasi ka shumë shtëpi të shembura e të përmbytura. Ne mund të gjejmë vend në tokat e të afërmve tanë për të ngritur tenda, por kemi nevojë për pajisje”, shtoi ai.
Përmbytja i shtohet katastrofës së tërmetit në Turqi e Siri, ku numri viktimave sot arriti rreth 20 000.
Kjo shifër e tmerrshme kalon dhe numrin e 17,000 viktimave të vitit 1999, kur një tërmet i përmasave të ngjashme goditi veriperëndimin e Turqisë, është i populluar më dendur.
Top Channel