“Ferri i Dantes”, raportimi mes gërmadhave të tërmetit ku ndodhen qindra viktima: Familjarët presin në ankth

09/02/2023 19:32

Në “Ferrin e Dantes” mund të përshkruhet pamjet që vijnë nga qyteti Kahramaras, epiqendra e tërmetit që goditi Turqinë të hënën, në orët e parë të mëngjesit.

Qindra të vdekur janë kudo nën rrënojë, ndërkohë që vazhdon kërkimi nga ekipet në terren. Janë dhjetëra familjarë që presin në të ftohtë për të mësuar për familjarët e tyre.

Ambulanca dhe mjete ngarkojnë trupat e viktimave dhe largohen nga zona. Një kaos të vërtetë e përshkruan gazetari Artur Bibe situatën, teksa raporton mes gërmadhave.

Rreth 20 mijë viktima është bilanci tragjik deri më tani nga tërmeti që tronditi të hënë Turqinë dhe Sirinë. 16.546 të vdekur janë konfirmuar në Turqi, ndërsa 3.162 trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të prishura në Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA