Përfaqësuesi i politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell

Bashkimi Europian ka ndezur motorët e arritjes së një marrëveshjeje normalizimi të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, dhe tani, pas një OK-i në parim të marrë nga të dyja palët për planin franko-gjerman, por nxiton në organizimin e një takimi të nivelit të lartë politik mes tyre.

Këtë e pohoi vetë shefi i Politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell, që i bëri këto komente para fillimit të takimit të udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian të cilëve tha se do t’u raportojë për procesin.

“Propozimi është në tryezë. I bëj thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë të vijnë në Bruksel, së shpejti, brenda disa javësh, në mënyrë që përfundimisht ta çojmë përpara këtë propozim.”- tha Borrell.

Në fund të takimit dy ditorë, udhëheqësit e vendeve të BE-së pritet të miratojnë përfundime rreth procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi dhe propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Muajin e kaluar, të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për t’i bindur që të nënshkruajnë një marrëveshje mbi atë propozim, që nuk përfshin njohjen e ndërsjellë, por përkushtimin e palëve për të mos penguar njëra tjetrën në proceset integruese.

Diplomatët thanë se palët duhet të deklarojnë deri në mars nëse pranojnë propozimin e tyre për të normalizuar marrëdhëniet ose do të përballen me pasoja. I pari që u pajtua me planin ishte presidentit serb Aleksandar Vucic, që e vuri theksin se pasojat me të cilat do të përballet vendi i tij nëse refuzon propozimin.

Kurti u dorëzua pak më vonë, dhe këtë të hënë pohoi se edhe ai e mbeshtet këtë plan  me gjithë shqetësimet rreth trysnisë perëndimore për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA