Rezidentët në Kaliforni kanë shprehur së fundmi tërbimin e tyre ndaj guvernatorit demokrat Newsom për ligjet “liberale” që lejojnë gra ‘me të mbathura’ të ecin në rrugët e qyteteve, ndërsa nënat që çojnë fëmijët në shkollë tremben se mos ndiqen nga tutorët e “punonjëseve të seksit”, shkruan rrjeti Daily Mail.
Ligjet e reja që kanë hyrë në fuqi në Kaliforni prej fillimit të vitit lejojnë vërtitjen nëpër rrugë të prostitutave, duke bërë në disa raste që ato të kërkojnë klientët para shkollave të fëmijëve apo të ndalojnë shoferët në rrugë.
“Kjo është absolutisht jashtë kontrolli dhe e rrezikshme, jo vetëm për punonjëset e seksit por dhe për komunitetin tonë,’ tha zyrtarja e San Francisco, Hillary Ronen për rrjetin vendas San Francisco Chronicle.
Zona e saj përfshin dhe rrugën Capp Street, që është kthyer në pikën kryesore të prostitutave, ku banorët shqetësohen nga trazirat gjatë gjithë natës, dhe denoncojnë shumicën e grave të prostituara si viktima abuzimesh të rënda.
Një rezident anonim tha për ‘Chronicle’ se ishte zgjuar natën nga të shtënat e armëve të zjarrit dhe se kishte rastisur disa herë në rrahjen e grave.
“Nga dritarja këtu pashë tre persona që po rrihnin një vajzë, thirra policinë, asnjë nuk erdhi. Nuk mund të bëj asgjë”.
Policia e San Francisco fajëson Senatorin Scott Wiener për legalizimin e legjislacioni të daljes së prostitutave në rrugë dhe se tani janë të pafuqishëm të ndryshojnë reputacionin e kësaj rruge.
“Më parë ligji lejonte policinë të arrestonte një person jo vetëm bazuar në veprimet që bënte, por dhe për pamjen e tij. Pra oficeri mund të arrestonte një femër nëse vishej me të ngushta, me taka të larta dhe me makijazh”, tha Weiner për rrjetin ABC 7 .
Por një burim i policisë së Los Angeles tha për rrjetin Fox News se ligji aktual i ndalon të bëjnë arrestime, pasi mund të arrestohen vetëm ato që “pranojnë se po bëjnë prostitucion”.
Kreu republikan James Gallagher tha së fundmi se politikat e demokratëve të Kalifornisë për legalizimin e krimit “po krijojnë viktima orë pas ore”.
“Pas ligjeve të demokratëve, familjet e bizneset po largohen, duke u lënë vendin trafikantëve njerëzorë. Ishte e qartë që në fillim se ligji do të ndihmonte këtë, por me sa duket ky është një rezultat i pranueshëm për ata që e kanë mbështetur”.
Kryetarja e qytetit Oakland, Nikki Fortunato e cila punon në ndihmë të viktimave të trafikut thotë se kjo është një çështje serioze, si brenda dhe jashtë Kalifornisë.
“Unë besoj se forcat e rendit duhet të fokusohen te shfrytëzuesit”, tha ajo mes të tjerash për rrjetin Fox News.
Top Channel