Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan vizitoi rajonet jugore të vendit për të parë nga valën e shkatërrimeve që lanë pas tërmetet e fuqishme në zonë, teksa mes banorëve lokalë sa vjen e rritet zemërimit me autoritetet, të cilët i akuzojnë për reagim të ngadalë me operacionet e kërkim-shpëtimit.
Erdogani, që ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 10 qytetet më të prekura nga goditura dhe ka dërguar atje ushtrinë, e pranoi dhe vetë se ka pasur probleme në përgjigjen fillestare ndaj tërmeteve masive, sidomos me rrugët e aeroportit, por ai shtoi se gjërat po përmirësohen.
“Ditën e pare, patëm disa probleme, kjo është e vertetë. Megjithatë, në ditën e dytë dhe sot gjendja paraqitet më mirë dhe situata është nën kontroll”- u shpreh Erdogan,.
Mijëra viktima shënohen deri tani, e bilanci fatkeqësisht, sa vjen e rritet. Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve megjithatë nuk janë fashitur.
Mijëra vetë janë shpëtuar tani, e pohuar dhe nga kreu i shtetit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit nuk dorëzohen, as prej të ftohtit ndërsa buldozerët nuk kanë reshtur punën në asnjë çast. Punonjës francezë të mbrojtjes civile janë duke gërmuar në krah të kolegëve të tyre turq në Osmaniye.
“Ekipet turke e kanë përqendruar vëmendjen në këtë pallat të shembur, nën rrënojat e të cilit mendohet se mund të ketë ndoshta 32 vetë. Punojmë këtu prej orësh të tëra, dhe sapo mësuam se një person ka thirrur për ndihmë nga poshtë gërmadhave. Njësitë turke janë duke hequr tani blloqe betony, e në momentin që këto blloqe do të lëvizin, do të nxjerrim qentë“- u shpreh Cyrille Chauveau, nën/colonel francez i mbrojtjes cvivile.
Duhet të gjejmë sa më shumë njerëz të gjallë, kjo është motoja që motivon njësitë e shpëtimit të sfidojnë ngricat dhe lodhjen. Mes lotësh, një grua 35 vjeçare e identifikuar si Diyar, banore e pallatit të shembur 15 katësh, pyet e dëshpëruar “përse nuk u rrëzuan dhe godina të tjera përreth tij”.
Corriere della Sera shkruan se supermarket në katin e poshtëm të pallatit kishte dobësuar themelet. Nga ana tjetër, flitet për vite të tëra abuzimi me cilësinë e ndërtimit, e ndërkohë ndërtimet pa leje dhe pa kriter dhe neglizhenca e skajshme, e kanë bërë terrenin në zonë sipas ekspertëve, edhe më të prirur ndaj pasojash më të ashpra të lëkundjeve të tokës.
Mustafa Erdik i Universitetit të Bogazici i tha Al Xhazirës se nuk ka shumë vend për hamendësime përse tragjedia mori këto përmasa: “Një numër kaq i madh viktimash u shkaktua nga cilësia shumë e dobët e ndertesave”, tha ai. Që nga urbanizimi masiv i viteve 1950 e në vazhdim, përfshirë edhe periudhën pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1999, shumë pak është bërë për të parandaluar shembjet dhe për të zbatuar antisizmike, shton Erdik.
Top Channel