“Paguhet për të bërë vendin pis”/ Reagimi për intervistën e paguar të Allison Guerriero në mediat shqiptare

08/02/2023 15:34

Intervistat e paguara në zhargonin e mediave tabloid quhen “Kiss and  Tell”.

E tillë ishte edhe ajo e Allison Guerriero, ish e dashura e zyrtarit të FBI-së, Charls McGonigal  për një televizion shqiptar pak ditë më parë.

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, bëri këtë koment pikërisht për këtë intervistë.

“Tashmë është kthyer në një telenovelë historia që dje zonja ish e dashuria e ish agjentit në fjalë tregonte se si është paguar për të dhënë një intervistë në Shqipëri, si zakonisht ne kemi një dëshirë të madhe edhe të paguajmë për të bërë vendin tonë pis, qeverinë edhe kryeministrin”, tha Balluku.

Allison Guerriero përmes disa  mesazheve në Twitter tregoi se intervistat i jep vetëm të porositura me pagesë.

“Dua të jem e qartë. Unë u dakortësova për të dhënë atë intervistë pasi media shqiptare paguan, ato amerikane jo. Më duhet të kurohem për medikamente dhe çështje ligjore sikurse faturat. E kështu do të jap intervista nëse paguhem. Jam e dëshpëruar për para këto momente”, tha ajo.

Sipas raportimeve të medias amerikane ishte Allison Guerriero ajo e cila i dërgoi një e-mail FBI-së ku tregonte për jetën luksoze dhe shumë para cash në shtëpinë e Charlrs McGonigal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA