Në padinë e paraqitur nga gazetari Doçi në SPAK emërtohet prova e parë. Përfaqësuesi i hotelit me 5 yje në Vjenë “Starlight”, konfirmon akomodimin në vitin 2013 të ministrit të atëhershëm të Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Pagesa është bërë përmes kartës së kreditit të shtetasit Klodian Zoto, pra, biznesmenit të inceneratorëve. Deri këtu, mund të duket një dhuratë normale edhe pse përfitues është një anëtar i kabinetit qeveritar.
Por, çfarë ndodh më tej. Në vitin 2014, Ministrisë së Mjedisit, së bashku me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë e Sipërmarrjes me titullar Arben Ahmetajn i ngarkohet ndjekja e procedurave për dhënien me koncesion të Inceneratorit të Elbasanit.

Kompania që kishte paraqitur ofertën e pa kërkuar ishte “Albtek Energy” me përfaqësues Klodian Zoton. I njëjti person që një vit më parë kishte paguar për akomodimin e ministrit Ahmetaj në Vjenë në hotel me 5 yje. Në këtë moment, ministri, minimalisht gjendej përballë konfliktit të interesit dhe nuk mund të ishte pjesë e procesit. Por, çfarë ndodh më tej… Në 14 Nëntor 2014, përmes shkresës me numër protokolli 7975/1, ministri Ahmetaj shprehet parimisht dakord për përcaktimin e Ministrisë së Mjedisit si autoritet kontraktor për koncesionin e Elbasanit sipas formulës së Partneritetit Publik-Privat. Pra, Ahmetaj i hapi rrugën të gjithë procesit vijues. Tashmë, nuk jemi para konfliktit të interesit, por përballë përgjegjësive penale.

Ministri po merrte përfitime të paligjshme, të padeklaruara edhe tek Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, kundrejt dhënies së koncesionit të inceneratorit të Elbasanit. Nuk dihet nëse këto para të shpenzuara nga Zoto janë bërë në formë shtrëngimi nga ana e Ahmetajt, apo ka qenë ryshfet për të korruptuar ish Ministrin e Financave.

“Nga njëra anë Ahmetaj jep para publike dhe angazhohet ne konçesione për llogari te Klodian Zotos, nga ana tjetër Zoto i kthen reston Ahmetajt duke i mbuluar shpenzimet”, u shpreh gazetari, Adriatik Doçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA