Gruaja poston foton e fundit në barkë, disa momente para tragjedisë me gjashtë të mbytur nga stuhia (fotot)

08/02/2023 15:51

Momentet e fundit të jetës së një gruaje ishin xhiruar në video para se ajo dhe pesë të tjerë të mbyteshin në një stuhi të papritur me barkë ne Brazil.

Michele Bayerl de Moraes de Sena po bënte një selfie-video teksa kishte dalë me barkë të dielën.

Klipi i shkurtër tregon Michele që shijonte xhiron me barkë në Rio de Janeiro, para se një stuhi e rëndë të godiste gjirin Guanabara duke shkaktuar përmbysjen e barkës dhe humbjet e jetëve.

43 vjeçarja Michele dhe 13 pasagjerë të tjerë ranë në ujë.

Bija e saj Larissa, 23 vjeçe, tha: “Ajo më telefonoi rreth orës 3.00 dhe më pyeste për tim bir. Unë i thashë që ishte me mua, por ajo nuk tha më asgjë”.

Bashkëshorti i Michele, Evandro Jose de Sena, 55 vjeç, gjithashtu vdiq në tragjedi.

Pamje të regjistruara nga peshkatari Mateus Diniz – barka e të cilit i mbijetoi stuhisë – tregonte retë e stuhisë së frikshme që afroheshin.

Një total prej gjashtë njerëzish humbën jetën sipas mediave vendase, ndërsa dy janë ende të humbur.

Gjashtë të mbijetuarit raportohet se ishin kapur pas trupit të barkës së përmbysur dhe më pas ishin shpëtuar nga një mjet që kalonte ku morën ndihmën e parë.

FOTO GALERI
1/3
Michele Bayerl de Moraes de Sena po bënte një selfie-video teksa kishte dalë me barkë të dielën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA