Protestat dhe bllokadat e ngritura gjatë krizës politike në Peru kanë vështirësuar furnizimet me karburant dhe ushqim si për vendasit ashtu dhe emigranët kalimtarë drejt SHBA.
Katër emigrantë nga Haiti u gjetën tragjikisht të vdekur në fillim të vitit në zonat malore të Andeve peruane teksa përpiqeshin të kalonin në Bolivi.
Peruja është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që prej largimit të presidentit Pedro Castillo dhe ardhjes në pushtet të zëvendëses së tij Dina Boluarte e cila refuzon të mbajë zgjedhje të reja.
“Ata nuk na lënë të kalojmë, kërkojnë para në pikat kufitare he nuk na japin ndihmë”, ankohej emigranti venezuelan Cristian, shkruan rrjeti AFP.
Doktori Jose Alberto Capaquira, fliste për gjendjen e vështirë në klinikat e zonës.
“Qendra shëndetësore është në gjendje të keqe, kemi pasur shumë pacientë, kishin rreth 20 haitianë, disa prej të cilëve u rekuperuan por disa vdiqën”, tha doktori.
Ai shtonte se emigrantët vuajnë nga ezaurimi fizik prej lartësive, sëmundje respiratorë dhe të mushkërive.
“Disa haitianë kanë vdekur sepse nuk u kishin mbetur më para, të tjerëve u ishin vjedhur paratë, dhe ne po përpiqemi t’i ndihmojmë”, tha një vullnetar anonim i një kishte vendase.
Protestat pritet të vijojnë në Peru teksa pakënaqësia popullore është e lartë pas varfërisë së gjerë dhe largimit arbitrar të presidentit nga parlamenti.
Top Channel