Industria e qumështit pas 15 shkurtit ka paralajmëruar rritjen e çmimi të nënprodukteve të qumështit, kjo me argumentin se fermerët një litër qumësht po e shesin 20 lekë më shumë.

Por sipas ekspertit të bujqësisë, Ervin Resuli, arsye  e vërtetë se përse po rritet kësaj herë çmimi i bulmetit është taksa e hirrës që qumështit.

“Duke mos hequr këto taksa në periudhën janar kjo ka bërë që të rritet çmimi i djathit apo nënprodukteve të qumështit. Ndoshta ka qenë moslëvizja e kësaj takse që ndikoi rritjen. Gjë e cila nëse do rritej realisht do të do të ishte shumë vrastare për sa i përket blegtorit”, thotë eksperti.

Nëse deputet e kuvendit do të votojmë për heqjen e taksës hirrës dhe kremit të qumështit, më votën e tyre ata do të kontribuonin në mbylljen e atyre pak stalle që janë në vend. Për veç kësaj, heqja e taksës së hirrës së qumështit do t’i mbushë frigoriferët e marketeve me produkt të falsifikuar.

“Konsumatori mund të merte vërtetë  një derivat qumështi me kosto të lirë, por në fakt ai do të ishte i përbërë prej produktesh të tjera sikurse është rasti i hirrës së qumështit, pluhurit të qumështit, apo kremit të qumështit dhe proteinave të ndryshme.”

Fermerët i kanë braktisur stallat kjo për shkak të mungesës së politikave mbështetëse nga ministria e  bujqësisë dhe çmimi të padrejtë të qumështit.

“Fabrikat ashtu sikurse edhe sot që ne po flasim po e marin qumështin e lopës me 60 Lekë të vjetra ku vetëm kostot e prodhimit të 1/L janë gati 750 Lekë, ç’ka do të thotë në tërësi fabrikat kanë qenë bashkëfajtore në degradimin e blegtorisë në shoqëri. Sot Industria e Qumështit konsiderohem klientë të qeverisë apo të AZHBR-së të cilat ndajnë fondet e IPARD-it”, thotë Resuli.

Gjatë vitit 2022 çmimi i nënprodukteve të qumështit u ndryshua disa herë me pretendimin e rritjes së kostove, ndërsa kësaj herë produktet e bulmetit që prodhohen nga qumështi i deles dhe dhisë shqiptarëve do tu kushtojnë nga 8-38% kjo sepse 1 litër qumësht fabrikave do t’u kushtojë 20 lekë më tepër. Para se tabelat e çmimeve të ndryshojnë sërish, ekspertët e bujqësisë i bëjnë thirrje Autoritetit të Konkurrencës të analizojë edhe  industrinë e qumështit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA