
21/02 20:00
Nicolò Zaniolo është praktikisht lojtar i Galatasaray-t.
Sipas asaj që u raportua nga “Sky Sport” gjatë natës, janë zgjidhur të gjitha procedurat burokratike për kalimin e sulmuesit në Superligën e Turqisë, me tymin e bardhë final që pritej për mëngjesin e sotëm, për ta nisur lojtarin pasdite drejt Turqisë. Futbollisti i datëlindjes 1999 do të bëhet futbollist i Galatasaray me të gjithë efektet.
Zaniolo u ka thënë “po” drejtuesve të skuadrës turke për një kontratë 4 vjet e gjysmë me 3.5 milionë euro në sezon dhe një klauzolë largimi prej 35 milionë eurosh, që do të përfshihet në marrëveshje, e cila mund t’i lejojë lojtarit të largohet nga Galata në dritaret e ardhshme të merkatos.
Top Channel