“Gjeometria hënore mund të shkaktojë…”,  studiuesi që parashikoi tërmetin e fuqishëm në Turqi bën një tjetër postim

07/02/2023 14:45

Studiuesi sizmik, Frank Hoogerbeets, personi i cili arriti të parashikonte tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë ka bërë një tjetër parashikim.

Ai shkruan përmes një postimi në Twitter, se duke u bazuar te gjeometria hënore një tjetër tërmet i fuqishëm pritet të bjerë rreth datës 8 shkurt.

Studiuesi nuk jep vendndodhjen e tërmetit dhe njofton se do të publikojë një video sqaruese në vijim.

“Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6. Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe. Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart M 5 deri në 6”, shkruan ai në Twitter.

Kujtojmë se përmes një postimi në Twitter, të disa më parë, studiuesi parashikoi se një goditje e fortë sizmike me magnitudë 7.5 ballë mund të ndodhte në Turqi midis datave 4-6 shkurt.

“Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordania, Siria, Libani)”, shkroi ai në Twitter më datë 4 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA