24/12 23:10
Grimca të vogla pozitiviteti tregohen përmes një fotoje nga Hatay në Turqi, ndërsa vendi po përballet me një prej katastrofave më të mëdha.
Dy fëmijë të ulur në një karrocë blerjesh ndodhen pranë një pallati të shembur pas një tërmetit.
Njëri prej fëmijëve ka buzëqeshur para kamerës me të cilën është realizuar fotoja.
Kjo foto tregon kontrastin e madh në Turqi.
Mbi 5 mijë persona raportohen si viktima deri tani në Turqi dhe Siri, ndërsa mijëra të tjerë janë jashtë në të ftohtë duke pritur me ankth për të afërmit e tyre.
Top Channel