Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Mal të Zi ka takuar edhe kryeministrin në detyrë, Dritan Abazoviç.
Gjatë takimit të mbajtur ata janë dakorduar për përmirësim të bashkëpunimit, me fokus te zhvillimi ekonomik.
Pas takimit, Osmani ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Facebook, ku ka thënë se dy vendet tona i përafrojnë edhe më shumë komuniteti shqiptar në Mal të Zi, si dhe ai malazez në Kosovë.
“Si dy shtete të orientuara kah e ardhmja euroatlantike, me Kryeministrin Dritan Abazoviç diskutuam sot për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtim të jetësimit të këtij synimi të përbashkët. Dy vendet tona i përafrojnë edhe më shumë komuniteti shqiptar në Mal të Zi, si dhe ai malazez në Kosovë. Andaj, potencuam rëndësinë e madhe të hapjes se kapitujve të ri të bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm e fusha të tjera në dobi të qytetarëve në të dy shtetet’, ka shkruar Osmani në Facebook.
Top Channel