Zjarret monstruoze në pyjet e Kilit lënë të paktën 23 të vdekur gjatë valës së të nxehtit (fotot)

06/02/2023 17:27

Të paktën 23 njerëz kanë vdekur në zjarret vrasëse të pyjeve që kanë përfshirë zonën jugore e qendrore të Kilit, njoftonin zyrtarët vendas në fundjavë.

“Ne duam të mbajmë zi për vdekjen e 23 personave,” tha zv. Ministri i brendshëm Manuel Monsalve, duke shtuar se më shumë se 900 ishin plagosur në zjarret shkatërrimtare gjatë valës së të nxehtit në vend.

Monsalve shtoi se deri dje rreth 200 zjarre ishin ende aktive me rreth 20 vatra që çuditërisht lindnin çdo ditë.

Presidenti Gabriel Boric ka zgjatur gjendjen e katastrofës në rajonin jugor të Araucania. Rajonet Nuble e Biobio janë gjithashtu të prekura rëndë nga katastrofa, teksa ushtria është mobilizuar pas rritjes së numrit të viktimave.

Temperaturat kanë kaluar 40 gradë Celsius gjatë verës së Kilit çka ka penguar përpjekjet e luftës ndaj zjarreve.

Boric tha se Argjentina, Brazili, Uruguai, Meksika e Spanja kanë ofruar ndihmë për luftën ndaj zjarreve.
Në total rreth 2,300 zjarrfikës dhe 75 mjete ajrore janë dislokuar në rajonin e prekur, nga katastrofa e ngjashme me atë të vitit 2017, kur zjarret në të njëjtin rajon lanë 11 të vdekur dhe shkatërruan 1,500 shtëpi.

FOTO GALERI
1/3
Të paktën 23 njerëz kanë vdekur në zjarret vrasëse të pyjeve që kanë përfshirë zonën jugore e qendrore të Kilit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA