23/11 14:13
Një fëmijë është shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi ditën e sotme, pas tërmetit shkatërrues që tronditi Turqinë dhe Sirinë dhe la të vdekur qindra persona.
Siç duket edhe në video, fëmija është nxjerrë nga rrënojat i gjakosur, por fatmirësisht pa dëmtime të rënda.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi orët e para të së hënës, ndërsa njerëzit ishin në gjumë dhe dhjetëra pasgoditje janë ndjerë në orët e mëvonshme.
Top Channel