“U zgjova i tmerruar”, banorët e Turqisë ende të frikësuar nga lëkundjet e tërmetit

06/02/2023 10:33

Banorët e Turqisë kanë përjetuar tmerrin gjatë orëve të para të mëngjesit, pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi zonën jugore.

“Pikturat ranë nga muret e shtëpisë”, tha Samer, një banor i kryeqytetit sirian Damaskut për Reuters.

“U zgjova i tmerruar. Tani jemi të gjithë të veshur dhe qëndrojmë te dera.”

Në qytetin turk të Gaziantepit, Erdem përshkroi ndjenjën e tronditjes:  Unë kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë në 40 vitet që kam jetuar,” i tha ai Reuters përmes telefonit.

“Të gjithë janë ulur në makinat e tyre, ose përpiqen të shkojnë në hapësira të hapura larg ndërtesave.”

“Unë imagjinoj se asnjë person i vetëm në Gaziantep nuk është në shtëpitë e tyre tani.”

Një tjetër burrë në Pazarcık tha se familja e tij ishte zgjuar nga tronditjet e fuqishme, ndërsa pritën diellin të lindte.

“Ka ndërtesa të shkatërruara rreth meje, ka shtëpi në zjarr. Ka ndërtesa që po plasariten. Një ndërtesë u shemb vetëm 200 metra larg vendit ku jam tani”, tha Nihat Altundağ, në një raport nga The Guardian..

“Njerëzit janë të gjithë jashtë, të gjithë në frikë.”

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA