Mijëra të vdekur nga tërmeti/ Lëkundja me magnitudë 7.8 çahet toka! Rrafshon ndërtesa në Turqi e Siri

06/02/2023 15:17
ADANA, TURKIYE - FEBRUARY 06: An aerial view of collapsed 14-storey-building after 7.7 magnitude earthquake hits Pazarcik district of Adana, Turkiye on February 06, 2023. Disaster and Emergency Management Authority (AFAD) of Turkiye said the 7.7 magnitude quake struck at 4.17 a.m. (0117GMT) and was centered in the Pazarcik district in Turkiyeâs southern province of Kahramanmaras. Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay, and Kilis provinces are heavily affected by the quake. (Photo by Oguz Yeter/Anadolu Agency via Getty Images)

Mbi 1000 të vdekur, mijëra të plagosur e dëme të pallogaritshme materiale: pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi mëngjesin e sotëm jugun e Turqisë, pranë kufirit me Sirinë, janë shkatërrimtare.

912 llogariten jetët e humbura në pjesën turke, më shumë se 230 në atë siriane. Epiqendra e tërmetit ishte në 17.9 km thellësi, pranë qytetit turk të Gaziantepit, megjithatë miliona njerëz i ndjenë lëkundjet e tokës në mbarë Turqinë, në Liban, Izrael e Qipro, ndërsa në Itali u dha edhe alarmi për tsunami, i cili më pas u tërhoq.

10 janë qytetet më të prekura të Turqisë, përfshirë Osmaniyen, Malatya, Sanliurfa, Adana e Diyarbakirin. Më të goditur në Siri janë provincat e Aleppos, Latakias, Hamas and Tartusit.

Pas lëkundje të dhunshme janë ndjerë pas tërmetit të magnitudës 7.8. Bilanci i viktimave duket fatkeqësisht i destinuar të rritet. Janë me dhjetëra ndërtesat e kthyera në gërmadha, poshtë të cilave mund të gjenden me qindra persona. Ekipet e shpëtimit janë vënë në garë me kohën për të gjetur sa më shumë të mbijetuar.

“Ka tetë njerëz këtu poshtë nën rrënoja tani që flasim. Tre prej tyre janë fëmijë. Është i afërmi im me gruan, djalin dhe vajzën e tyre dhe tre fëmijë.”

 Pamjet e një të mituri dikur gjetkë që nxirrej nga rrënojat, të cilat i kishin zënë gjysmën e trupit, u bënë menjëherë virale në rrjet.

“Isha pranë dritares dhe u tmerrova, m`u duk sikur gjithçka do të shembej në atë momente. Zgjati rreth 4- 5minuta, ishte e tmerrshme”, rrëfeu për BBC Mohamad El Chamaa, student në kryeqytetin libanez, Bejrut.

Rushdi Abualouf, producent i gjigandit mediatik anglez në Rripin e Gazës, tha se shtëpia ku ai qëndronte u shkund pa pushim për mbi 45 sekonda. Momenti i shembjes së një pallati të tërë tregoi fare qartë fuqinë e tërmetit që goditi në kohën kur shumë njerëz ishin ende në gjumë.

Shtëpia e Bardhë i ka ofruar ndihmë Turqisë pas tërmetit. Këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan tha se i ka bërë të ditur palës turke, se SHBA janë gati të ofrojnë ndihmë.

Mesazhe solidariteti e mbështetje dhe oferta për ndihmë mbërritën dhe nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Jospeh Borell, i cili tha se “mendimet e tyre janë tani me popullin turk e atë sirian”.

Izraeli gjithashtu ishte ndër të parët vende që u ofrua të asistonte autoritetet turke në këtë moment të vështirë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant menjëherë udhëzoi ushtrinë të bëjë përgatitjet e duhura.

Turqia shtrihet në një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë. Në vitin 1999, më shumë se 17,000 njerëz humbën jetën pasi një tërmet i fuqishëm tronditi veriperëndimin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA