Drejtoresha e shkollës private Epsom College në Angli është gjetur e vdekur së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj shtatëvjeçare në një pronë në mjediset e shkollës.
Emma Pattison, 45 vjeç, burri i saj George, 39 vjeç dhe vajza e tyre u gjetën të vdekur në orën 01:10 të dielën.
Zonja Pattison u bë kryetarja e parë femër e Epsom vetëm pesë muaj më parë, pas gjashtë vitesh si mësuese kryesore e shkollës së mesme Croydon në jug të Londrës.
Burri i saj George ishte një kontabilist i autorizuar i cili ishte drejtor i një firme konsulence menaxhimi të quajtur Tangleëood 2016, sipas Companies House.
Ende nuk dihet shkaku dhe nuk ka asnjë të dyshuar.
Kolegji konfirmoi se do të ishte në kontakt të ngushtë me policinë.
Në tetor, Pattison shkroi në Twitter se ishte “e emocionuar” që Epsom kishte fituar çmimin e Shkollës së Pavarur të Vitit 2022.
Top Channel