Bota po prodhon një sasi rekord të mbetjeve plastike një përdorimshe, kryesisht të prodhuara nga polimeret e krijuar nga lëndët djegëse fosile, pavarësisht përpjekjeve globale për të reduktuar ndotjen plastike dhe emetimet e karbonit, sipas një raporti të ri të publikuar të hënën.
Indeksi i dytë i Prodhuesve të Mbeturinave Plastike nga Fondacioni filantropik Minderoo, zbuloi se bota gjeneroi 139 milionë tonë metrikë mbetje plastike një-përdorimshme në vitin 2021, që ishte 6 milionë tonë metrikë më shumë se në vitin 2019, kur u publikua indeksi i parë.
Raporti zbuloi se mbetjet plastike shtesë të krijuara në ato dy vite barazohen me gati një kilogram më shumë për çdo person në planet.
Vitet e fundit, qeveritë në mbarë botën kanë shpallur politika për të reduktuar volumin e plastikës një-përdorimshe, duke ndaluar produkte të tilla.
Në korrik, Kalifornia u bë shteti i parë amerikan që shpalli objektivat e veta – duke përfshirë një rënie prej 25% në shitjen e ambalazheve plastike deri në vitin 2032. Ndalimet janë gjithashtu në fuqi në Britani, Bashkimin Evropian, Australi dhe Indi ndër të tjera.
Por raporti zbuloi se riciklimi nuk po rritet aq shpejt sa të përballet me sasinë e plastikës që prodhohet, që do të thotë se produktet e përdorura kanë më shumë gjasa të hidhen në plazhe, lumenj dhe oqeane sesa t’i kthejnë ato në riciklim.
“Kjo demonstron përtej çdo dyshimi se problemi i ndotjes nga plastika po bëhet shumë më i madh dhe po nxitet nga prodhuesit e polimerëve, të cilët natyrisht janë të nxitur nga sektori i naftës dhe gazit,” tha Andrew Forrest, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i mineralit të hekurit Minderoo.
Top Channel