I ftohti arktik që shkaktoi ngrica të pazakonta në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, bëri që amerikanët të përjetojnë temperaturat më të ulëta të shënuara ndonjëherë.
Në pikën më të lartë, në shtetin e Nju Hempshër, në Malin Uashington, temperaturat ranë deri në -79 gradë Celsius gjatë natës, ndikuar nga masat e ftohta ajrore. 1,920 metra i lartë, mali Uashington është maja më e lartë në verilindje të SHBA dhe është i njohur për motin më të ashpër në botë.
Ky është rekord i ri i vendosur në SHBA, duke thyer atë të mëparshëm të vendosur në Alaskë, kur temperaturat shënuan minus 76 gradë Celsius.
Sipas zyrës meteorologjike, era e ftohtë me termometrin që shënonte minus 51 C u regjistrua në qytetin e vogël të Frenchville, në jug të kufirit me Kanadanë. Në qytet ka raportime për “tërmete të ngricave”, të cilat ashtu si tërmetet krijojnë dridhje si pasojë e çarjeve të papritura në tokën të ngrirë ose ujë nëntokësor.
Lëkura e ekspozuar mund të mund të ngrirë brenda pesë minutave në kushte të tilla, paralajmërojnë ekspertët që bëjnë thirrje për kujdes.
Autoritetet mbyllën të premten shkollat në Masaçusets, për shkak të shqetësimeve rreth rrezikut të hipotermisë dhe ngricave. Në Boston, ku termometri shënoi minus 34 gradë Celsius u shpalla gjendja e jashtëzakonshme dhe u hapën qendra ngrohjeje për të ndihmuar mbi 650.000 banorët e qytetit.
Edhe në Minesota, u regjistrua një temperaturë ekstrem prej -39,5 gradë Celsius.
Top Channel