Sherr në një lokal të Pogradecit, 49-vjeçari në pranga, i plagosur dërgohet në spitalin e Traumës

03/02/2023 11:39
Foto ilustruese

Një 49 vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi ka goditur një person tjetër.

Sherri ndodhi në një lokal në lagjen nr.1 të Pogradecit ku për motive të dobëta, L. D., ka goditur ne fytyrë me një send të fortë personin tjetër.

I dëmtuar ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit, por u transportua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikur për jetën.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij sherri.

Një tjetër arrestim ka ndodhur në Korçë, ku 40 vjeçari V. Ç., është dënuar me 6 vite burg pasi në vitin 2019 ka vjedhur një shumë parash nga xhiroja ditore e subjektit ku punonte shofer.

Ndërsa në Pogradec 47 vjeçari E. S., banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, është nën ndjekje penale pasi dyshohet se ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

“DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë ndaluan shtetasin në kërkim V. Ç., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 01.11.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Në vitin 2019, 40-vjeçari vodhi një shumë parash nga xhiroja ditore e subjektit ku punonte shofer. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në fytyrë, me send të fortë, një shtetas tjetër. I dëmtuari, pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit, u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA