Qarku i Korçës ka patur reshje intensive dëbore gjatë natës, trashësia e të cilës varion nga 5 deri në 25 cm, duke bërë që të ketë probleme me energjinë elektike dhe pastrimin e rrugëve.
Akset kryesore dhe ato turistike janë pastruar dhe kriposur për të mos bllokuar qarkullimin.
Këto akse janë të kalueshme dhe pa probleme ndërsa për rrugët dytësore në Voskopojë dhe Vithkuq dhe rrugët e shesheve të qytetit po punohet për pastrimin e tyre.
Në segmentin Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore nga drejtuesit e automjeteve.
Probleme si pasojë e motit të keq ka pasur edhe e energjinë elektrike me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në Kolonjë dhe Korçë.
Top Channel