Pesë persona u vunë në pranga pasi call centeri ku ata punonin për të mashtruar të huajt përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive u zbulua.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i : 50 vjeçarit , Gertin Qinami, 28 vjeçarit , Bajram Hoxha, 36 vjeçarit Aldo Margjoni, 70 vjeçarit Saimir Lita dhe 44 vjeçarit Francesco Cecere, të pestë banues në Tiranë.
Në kërkim janë shpallur edhe 5 persona të tjerë të huaj, pronarë dhe operatorë të subjektit call center në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale.
R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S., në bashkëpunim me punojësit e call center ‘Forex’ telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“DVP Tiranë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Devices”. Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 5 shtetas. Shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, pronarë dhe operatorë të subjektit call center në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Devices”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G. Q., 50 vjeç, B. H., 28 vjeç, A. M., 36 vjeç, S. L., 70 vjeç dhe F. C., 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center). Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel