​Turqia mbështet anëtarësim e Kosovës në NATO dhe në KiE

03/02/2023 20:10

Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka deklaruar se Turqia shpreson se procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë të përfundojë duke siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.

Erdogan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Turqia mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shtuar se vendi i tij pret që palët të shfaqin qasje paqësore dhe konstruktive.

Ai ka theksuar se mbështetja e Turqisë për Kosovën do të vazhdoi në të gjitha drejtimet, duke përfshirë edhe një punë intensive për ta arritur numrin e njohjeve të pavarësisë.

“Ne mbështesim vizionin e Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO, në Këshillin e Evropës dhe në BE”, tha ai, duke shtuar se kanë trajtuar edhe çështjet e bashkëpunimit ekonomik, tregtisë, industrisë, mbrojtjes dhe luftën kundër terrorizmit”, tha ai.

Erdogan ka thënë se i ka kërkuar Kurtit që të rrisë bashkëpunimin me Turqinë kundër aktiviteteve të grupit FETO në Kosovë.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi, ka thënë se Kosova është mirënjohës për ndaljen e gjenocidit dhe ndërhyrjen e NATO-S në vendin tonë.

“E falënderova presidentin Erduan për përkrahjen e zëshme të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në Këshill të Evropës. Në NATO na bashkon orientimi në Këshill të Evropës, vlerat. Në të dyja na bashkon momenti kritik nëpër të cilët po kalon kontinenti i Evropës. Një nga synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës është krijimi i një mjedisi për të tërhequr investitorët në mënyrë që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme. Turqia është një ndër partnerët kryesor tregtar, kjo na gëzon por nuk duhet të na mjaftojë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA