Mediat britanike njoftonin sot lirimin e pedofilit famëkeq Gary Glitter nga burgu i Verne në Portland në jug të vendit pas vetëm tetë vitesh burg për abuzimet me të mitur që liheshin në kujdesin e tij.
Glitter – emrii vërtetë i të cilit është Paul Gadd – u burgos për 16 vjet në vitin 2015 mes akuzave të tjera dhe për përdhunimin e një vajze 13 vjeçare.
Mediat raportojnë se predatori i famshëm seksual tashmë duhet të raportojë vendndodhjen e tij me anë të një gjurmuesi dhe duhet të njoftojë në poici nëse nis një marrëdhënie me persona që kanë fëmijë nën 18 vjeç.
Glitter ka qenë një këngëar i famshëm që kërkonte të përfitonte nga viktima të dobëta duke menduar se askush nuk do të besonte fjalën e tyre para asaj të një artisti të njohur.
Ai u dënua për sume seksuale ndaj vajzave të mitura që vinin pë ta takuar në dhomën e tij të zhveshjes, duke i mbajtur të izoluara nga prindërit e tyre.
Glitter ishte artisti i dytë i famshëm në skandalin e abuzuesve pedofilë në artin britanik, pas atij të këngëtarit Jimmy Savile.
Gjykatësi Alistair Mçreath tha se viktimat e tij ishin të prekura rënë nga abuzimet, ndërsa nuk kishte prova se Glitter ishte penduar për veprimet e tij.
Glitter ishte dënuar më parë me katër muaj burg në 1999 për zotërim imazhesh pornografie me të mitur.
Ndërsa në vitin 2002, ai ishte përjashtuar nga Kamboxhia ku shkonte për “turizëm pedofilie”, si dhe nga Vietnami ku predatori famëkeq kishte kryer 2.5 vjet burg për të njëjtën arsye.
Top Channel