Nga çatia e tij në qytetin sirian të Raqa, Joussef Nasser shikon i shqetësuar sesi qindra luftëtarë të pajisur mirë të njësive kurde, avancojnë në rrugët e qytetit që më parë ishte qendra e Shtetit Islamik.
Luftëtarët mbrohen nga ndonjë tjetër sulm i stilit gueril si ai i dhjetorit ku u vranë gjashtë luftëtarë kurdë në një qendër sigurie me te burgosur ish-ISIS.
Luftëtarët shkojnë shtëpi më shtëpi duke u thënë banorëve me megafonë të qëndrojnë të qetë, teksa 67-vjeçari Nasser thotë se shpreson për “siguri e stabilitet” në Raqa, e cila përpiqet të marrë veten nga tmerret e ISIS.
Forcat kurdë me mbështetjen e SHBA raportohet se dëbuan ISIS nga qyteti vitin qe shkoi, por Nasser i trembet rikthimit të terrorit, shkruan rrjeti AFP.
Para vitit 2019 kalifati i ISIS përfshinte zona të gjera të Irakut e Sirisë, por prej atëherë ata kanë humbur pozicionet.
Teksa lufta fatkeqe e Sirisë i afrohet vitit të 12-të, rezidentët thonë se ndjehen ende të pasigurtë.
“Shqetësohem sa herë fëmijët dalin nga shtëpia, situata është përsëri e vështirë,” thotë 45 vjeçarja Faiza Hassan, për rrjetin AFP, pasi policia i erdhi për një kontroll në shtëpi.
Kreu vendor i policisë kurde Ali Hassan, thotë se më shumë se 100 luftëtarë xhihadistë janë arrestuar ditët e fundit.
Ai shton se ISIS ka ndryshuar strategji duke kryer sulme gjithnjë e më kolektive, sic ishte tentativa e lirimit të luftëtarëve të burgosur.
Banorët thonë se burgu i qytetit i mbushur me luftëtarë, është një shqetësim i madh për ta dhe një vend që tërheq konfliktin me fraksionet e mbetura të ISIS.
Top Channel