Disa të dhëna të publikuara taksore sugjerojnë se degët e grupeve ndërkombëtare të gazit, vijonin të fitonin miliona edhe pas grushtit të shtetit.
Në dokumentet taksore të konsultuara nga rrjeti britanik The Guardian, thuhet se korporatat më të mëdha në botë të gazit e naftës vijonin të përfitonin nga operacionet e tyre në mbështetje të regjimit ushtarak të vendosur atje ose të
Ushtria e Mianmar mori pushtetin në shkurt 2021 dhe sipas raportuesit të OKB për vendin ka kryer “krime lufte e krime kundër njerëzimit”. Në vend numërohen më shumë se 2,940 të vrarë duke përfshirë të mitur, aktivistë pro-demokraci dhe civilë.
Mes dhunës në vijim, të dhënat taksore të Mianmar u publikuan papritur ku raportohej për kompani nafte e gazi nga Britania, SHBA e Irlanda, që kryejnë shpimet në fushat e gazit të Mianmar, të cilat vijonin punën dhe merrnin pagesat edhe gjatë grushtit të shtetit.
Dokumentet e siguruara nga grupi i transparencës Distributed Denial of Secrets dhe grupi i aktivistëve Justice For Myanmar, analizuan të dhënat duke sugjeruar se degët madhore të kompanive amerikane kishin vijuar punën në vend edhe pas lajmërimeve për “rreziqeve të konsiderueshme” të njoftuara për vendin, dhe kompanive që punonin për juntën shtetërore.
Dje Britania, SHBA dhe Australia njoftuan të tjera sanksione ndaj Mianmar dhe drejtuesve të seksorit të tij energjitik.
Mes zbulimeve të dokumentet taksore thuhej si:
Fitime të ngjashme kishte për kompanitë amerikane energjitike Diamond Offshore Drilling dhe grupin Schlumberger Logelco me bazë në Panama.
Mianmari është një nga vendet më të varfra të Azisë por i pasur me depozita nafte e gazi. Vendi eksporton kryesisht drejt Kinës e Tailandës dhe mban rreth 20% të gazit për prodhim të brendshëm, shkruan The Guardian.
Top Channel