Një 55-vjeçar është ndaluar nga policia pasi qëlloi me armë gjahu në gjendje të dehur.
E. Xh., banues në Lushnje qëlloi në ajër teksa po qarkullonte në lagjen e tij “Xhevdet Nepravishta”.
Fatmirësisht nuk ka asnjë të plagosur.
Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë shoqëruan në komisariat 55-vjeçarin ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Lushnjë/Informacion paraprak Qëlloi në ajër, me armë gjahu, në gjendje të dehur, shoqërohet në Komisariat 55-vjeçari. Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu. Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel