Pesë të rinj shkojnë në Razëm për ski dhe bllokohen në borë, policia mbërrin në vendngjarje dhe bën të mundur shpëtimin e tyre

01/02/2023 18:46
Foto Ilustruese

Një grup prej 5 të rinjsh, nga Bajza që kishin shkuar përtej Fushës së Zezë, mbi piken turistike te Razmës, për sport (rrëshqitje në borë) kërkuan ndihmë nga autoritetet, por terreni i vështirë i komplikoi punën ambulancës, e cila e kishte të pamundur të arrinte në vendngjarje.

Burime  nga Shtabi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër , bënë të ditur se forcat e policisë në operacionin për shpëtimin e 5 të rinjve nga Bajza, që i kishte bllokuar bora në Fushë të Zezë, 20 km në rrugë këmbësore në nga Razma, para pak minutash kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar 5 të  rinjtë.

Ata janë mirë nga gjendja shëndetësore, me përjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime por pa rrezik. Ky i fundit është vënë në barelë dhe po transportohet në krah nga policia për në Razëm ku pret autoambulanca, shoqëruar nga shokët e tij dhe policia.

Besohet se në Razëm ata mund të mbërrijnë nga ora 22.30 minuta.

5 të rinjtë kishin shkuar në Fushë të Zezë për të rrëshqitur me ski, por temperatura e ulët, në kushtet kur dëbora atje është mbi 1 metër trashësi, e vuri në rrezik jetën e tyre pasi nuk mund ta përballonin kthimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA