Një 56 vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet proceduriale të S. Sh., banues në fshatin Gurë të Këlcyrës, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.
Ndërsa një 29-vjeçar L. K., banues në Gjirokastër është arrestuar pasi u kap duke mbajtur një armë sportive pa leje përkatëse. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Përmet/Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 56-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Gurë, Këlcyrë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet në ngarkim të shtetasit S. Sh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit L. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke mbajtur 1 armë sportive, pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel