Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit shpalli të mërkurën tenderin për aksin rrugor “Janinë – Kallpaq – Kakavijë ”, me një buxhet prej rreth 320 milionë dollarë.
Një problem tjetër janë ujërat e zeza siç e kemi përmendur edhe më lart. Nga një vëzhgim që ka bërë ekipi i Inside Story rezultoi se derdhja e ujërave të zeza që bëhej në liqen në zonën e Drilonit kishte erë të rëndë dhe shkumë të bardhë.
Ne ju drejtuam Bashkisë së Pogradecit për të marrë një shpjegim zyrtar për fenomenin. Sipas nënkryetarit të bashkisë impianti është brenda të gjitha parametrave për të mos ndotur liqenin.
“Përsa i përket trajtimit në impiant kalon në disa faza që është trajtim mekanik, trajtim kimik dhe trajtim biologjik, pra që kur është projektuar është marrë në konsideratë ekosistemi dhe uji liqenit. Gjithë teknologjia e impiantit për pastrimin dhe përpunimin e ujërave të ndotur është e përshtatur që të mos dëmtojë ekosistemin dhe mjedisin” u shpreh Paskalino Ziko, Nënkryetar i Bashkisë Pogradec.
Por ekspertët na tregojnë se shkuma e bardhë nuk është normale dhe tregon për praninë e elementëve ndotës. Fjala është për përmbajtje fosfori dhe nitratesh.
“Në lidhje me shkumën dhe këto tregojnë që ka përmbajtje fosfori dhe nitratesh kjo është jo e mirë sa i përket ruajtjes së cilësisë dhe ujit oligtrofik që ka liqeni Ohrit” u shpreh Arian Meroli, ekspert mjedisi.
Këto që shihni janë ujërat të trajtuara më parë, që derdhen në liqen. Dhe përsëri përbëjnë rrezik për ndotjen e liqenit. Ndërkohë që për fat të keq në liqen derdhen edhe ujëra të lumenjve që sjellin akoma elementë bakteriologjik. Kjo pasi ka vendbanime të cilat nuk janë të përfshira në mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza.
Top Channel