Tre persona janë vënë në pranga në Tiranë si pasojë e dhunës në familje.

Kështu një 48-vjeçar I. Sh., është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij.

Po ashtu një 50-vjeçar Z. C., është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, ndërsa në Kavajë u arrestua 31-vjeçari B .H., pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Një 23 vjeçar G. S., dhe një 17 vjeçar, të dy banues në Tiranë, janë arrestuar pasi në bashkëpunim me disa të tjerë të mitur, kanë kryer vjedhje në banesën e O. K., me pajisje të ndryshme shtëpiake, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për sa i përket shkelësve të qarkullimit rrugor u arrestuan:  D. R., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe H. B., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Tiranë/Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. Sh., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. S., 23 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të mitur, kanë vjedhur në banesën e shtetasit O. K., pajisje të ndryshme shtëpiake, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Z. C., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin B. H., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – D. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; – H. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. — Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit: E. M., 44 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 33 vjeçe, është larguar nga banesa, së bashku me djalin e tyre; E. H., e cila ka kallëzuar se është është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç; A. T., i cili ka kallëzuar se është është larguar nga banesa, djali i tij 16 vjeç (shok i djalit të shtetases E. H). — Më datë 31.01.2023, në mbrëmje, në një farmaci në rrugën “Teodor Keko”, një person i paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA