Takimi në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përcolli edhe një herë mesazhin e qartë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet.
Nikoqiri i takimit, ambasadori Jeffrey Hovenier u shpreh se Kosova është e obliguar të zbatojë një marrëveshje për të cilën është zotuar, por në përputhje me kushtetutën e saj. Ndërkohë që shtoi se në takim u diskutua për funksionimin e asociacionit në praktikë e përputhje me ligjet në Kosovë dhe ndihmesën për serbët.
Në këtë pikë rruga e duhur që do të duhej të ndiqte Kosova është hartimi i një draft statuti të Asociacionit.
Kësisoj, Kosova do i hapte rrugë vetës që të negociojë më shpejtë për njohjen e ndërsjelltë me Serbinë.
Opozita në Kosovë që ishte pjesë e takimit u shprehën se dallimet kryesore në çështjen e asociacionit buronin nga serbët e shqiptarët, ndërkohë që shtuan se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet në pajtueshmëri më Kushtetutën e Kosovës.
Top Channel