13-vjeçari hyri në makinën e tij, pronari e qëllon disa herë me armë teksa djali vraponte

01/02/2023 09:32

Jason Michael Lewis, 41 vjeç, u dorëzua në policinë e Uashingtonit të martën dhe akuzohet se ka qëlluar mbi një 13-vjeçar në datë 7 janar,  i cili sipas tij kishte hyrë në makinën e tij.

Sipas dokumenteve të arrestimit, teksa po qëllohej, 13 vjeçari bërtiti: “Më vjen keq, të lutem mos. Unë jam një fëmijë, unë jam një fëmijë”.

Sipas deklaratës Lewis mendonte se dikush po përpiqej të futej brenda shtëpisë së tij pas zhurmave në oborr.

Ai u ndesh me një grup të rinjsh që po përpiqeshin të hynin në makina, tha shefi i policisë së Uashingtonit, në një konferencë shtypi.

Kamerat në pronën e Lewis regjistruan adoleshentin duke vrapuar ndërsa Lewis vazhdonte të qëllonte, duke e lënë të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA