33-vjeçari Dedë Nika që akuzohet se ka vendosur lëndë plasëse në shtëpinë e një polici dhe një qytetari tjetër në vitin 2020, është lënë sot në burg.
Gjykata e Shkallës së parë Shkodër ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Dedë Nikën.
Ai u arrestua këtë të shtunë, tre vite pas ngjarjes.
Më datë 4 janar të vitit 2020, 33-vjeçari dyshohet se i ka vendosur tritol ndaj banesës së oficerit të policisë së shtetit Prelë Milani, i cili në atë kohë ka qenë shef i postes policore në Theth. Ai deklaroi se shpërthimi mund të këtë ardhur si pasojë e punës së tij dhe raportimet për kanabisin në fshat.
Ndërkohë, një tjetër shpërthim me tritol u regjistrua po atë natë, 4 orë me vonë, në fshatin “Shtoj i Ri” në banesën e shtetasit Zef Bungaja. Edhe për këtë rast, policia dyshon se autori është sërish Dedë Nika.
Top Channel