Alarmi i Kievit: Moska po përgatit “masakër” në 24 shkurt, përvjetori i sulmit

28/01/2023 14:34

Moska po përgatiti një ofensivë madhore në 24 shkurt, në përvjetorin e parë të agresionit të saj ndaj Ukrainës.

Saktësisht një vit pas nisjes së luftës, Rusia sipas Kievit zyrtar, po përgatitet të shpalosë të plotë zemëratën e saj e për këtë arsye, sipas zyrtarëve ukrainas, forcat e armatosura ruse janë duke testuar këto ditët e fundit kapacitetet mbrojtëse ukrainase pranë Zaporizhias.

Sekretari i Keshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksii Danilov, u shpreh se objektivi i rusëve “është zgjerimi i kufijve të rajoneve lindore të marra prej tyre: Donetskut dhe Luhanskut. Danilov parashikon muaj edhe më të vështirë për vendin, sepse Moska sipas tij, “do të intensifikojë ofensivën e saj, ndërsa Ukraina ende pret mbrërritjen e armatimeve moderne të premtuara së fundi nga aleatët”.

Si për dëshmuar se këto pretendime nuk janë edhe aq të pabaza, forcat ruse nisën sot një ofensivë të shumëfishtë në Donjeck dhe Luhansk. Bombardime të rënda ka pasur po kështu edhe në veri të vendit.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon ta quajë atë një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Si rezultat i konfliktit kanë humbur jetën me mijëra vetë, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA