Sherr mes të rinjve në Tiranë/ Njëri përfundon në spital, dy të tjerët shoqërohen në polici
27/01/2023 18:35
Tre të rinj janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin këtë pasdite në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
24-vjeçari me inicialet A. T., 24 vjeç, 19-vjeçari me iniciale A. L. dhe bashkëmoshatari i tij, shtetasi me iniciale J. Ll. janë konfliktuar për motive të dobëta.
24-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të rinjtë e tjerë janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel