Qeveria belge ka zbuluar paketën e saj më të madhe të ndihmës ndonjëherë për Ukrainën, duke përfshirë 90 milionë euro ndihmë ushtarake.
“Sot këshilli ministror ka vendosur të ndajë gati 90 milionë euro ndihmë ushtarake për ukrainasit. Kjo është paketa më e madhe e ndihmës ushtarake për Ukrainën që vendi ynë ka vendosur të japë. Kjo paketë e re është në krye të 146 milionë eurove që tashmë ne kemi ndarë për ukrainasit”, tha kryeministri belg, Alexander De Croo.
“Kjo paketë e re është në krye të 146 milionë eurove që tashmë ne kemi ndarë për ukrainasit”, shtoi ai.
CNN raporton se ndihma ushtarake është pjesë e një pakete më të madhe që përmban gjithashtu edhe ndihma humanitare për civilët.
Ndihma ushtarake përfshin raketa kundërajrore, raketa antitank, granata dhe municione, të cilat do t’i mundësojnë Ukrainës të vazhdojë “të mbrojë qytetarët e saj”, tha ministri belg i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.
Top Channel