Foto Ilustruese

Një 62-vjeçar është plagosur këtë pasdite në Vlorë, pasi teksa lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Sadik Zotaj”. Policia njofton se 43-vjeçari me iniciale K. G., duke drejtuar automjetin “Peugeot”, ka goditur shtetasin me iniciale B. V.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që 43-vjeçari është shoqëruar në komisariat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA