​Rritet mbështetja e BE-së për krijimin e gjykatës speciale

27/01/2023 22:17

Një numër ministrash të Drejtësisë të BE-së, kanë mbështetur sot vendimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të ndjekur penalisht Rusinë për krimet kundër Ukrainës dhe për të paditur presidentin rus, Vladimir Putin.

“Duhet të ekzistojë një gjykatë speciale për t’u siguruar që Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet e dyshuara në Ukrainë”, tha ministri i Drejtësisë i Luksemburgut, Sam Tanson në një takim të homologëve të tij të BE-së, në Stokholm.

Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë.

Për të shmangur këtë, Komisioni Evropian paraqiti në nëntor dy opsione për ta vendosur Moskën përballë përgjegjësisë.

E para ishte krijimi i një gjykate speciale ndërkombëtare. E dyta ishte krijimi i një gjykate speciale të bazuar në ligjin kombëtar dhe të pajisur me gjyqtarë ndërkombëtarë.

E ashtuquajtura ‘gjykata hibride’ ka marrë mbështetjen e Gjermanisë. Më herët në janar, gjatë një vizite në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock sugjeroi përdorimin e ligjit ukrainas për ngritjen e kësaj gjykate.

Megjithatë, Baerbock tha se mund të mos jetë e mundur të paditen menjëherë Putini dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke pasur parasysh imunitetin e tyre të veçantë gjatë kohës që janë në detyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA