Autoritet greke kanë arrestuar pas disa ditësh kërkimi 38-vjeçarin Izbi Çaushi, nën akuzën e vrasjes me dashje.

Arrestimi i Caushajt u bë gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Kalamatës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e arrestimit të tij.

Sipas policisë greke, Çaushi është ekzekutori i një shtetasi grek disa ditë më parë në Kalamata.

Policia sqaron se Çaushi e ekzekutoi shtetasin grek i cili njihej me pseudonimin “Amerikani”, pas mosmarrëveshjes për trafikun e drogës.

Fillimisht, Çaushi së bashku me Aleksandër Koton 22 vjeç, u përleshën me viktimën, e më pas nxorën armën dhe e qëlluan ndaj tij. Pak minuta më vonë Koto u arrestua dhe pranoi krimin, ndërsa Izbi Çaushi mundi të largohet duke braktisur automjetin e tij në periferi të qytetit të Kalamatës.

Së bashku me Koton u arrestuan edhe dy shtetas grekë, të cilët pranuan se i kishin dhënë Çaushit ushqime dhe rroba për tu mos u njohur prej policisë e cila kishte përshkrim të autorit, por jo të dhënat e tij.

Izbi Çaushi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA