Të miturit e zhdukur në Angli janë shqiptarë: Nuk ka prova se janë rrëmbyer nga grupet kriminale

25/01/2023 20:07

Pas një përplasje politike mes Laburistëve të opozitës dhe konservatorëve në pushtet, të cilët përleshen shpesh kohët e fundit për çështjet e emigracionit, çoi në zbulimin zyrtar të shifrës së rreth 200 fëmijëve, kryesisht djem adoleshentë shqiptarë rezultojnë se janë larguar dhe cilësohen të humbur nga hotelet, ku janë sistemuar si azilkërkues.

Nga kjo shifër, 13 janë fëmijë poshtë moshës 16 vjeç dhe njëra është vajzë. Edhe pse opozita thotë se një pjesë e tyre merren nga grupet kriminale, Ministri i Emigracionit thotë nuk ka parë prova që ata rrëmbehen nga grupet kriminale.

Robert Xhenrik i ka deklaruar deputeteve se 4600 azilkërkues fëmijë kane mbërritur në Britani që nga viti 2021, nga të cilët 440 rezultojnë të humbur dhe vetëm gjysma janë rikthyer. Azilkërkuesit zakonisht stehohen nëpër hotele deri në kohën që u shqyrtohet kërkesa për azil, e për ata që janë poshtë moshës 18 dhe të pashoqëruar, atyre u jepet vendimi për rastet e tyre derisa arrin këtë moshë.

Ajo që ndodh është se shumë prej adoleshentëve në prag të moshës 18-vjeçare, kur ata binden se shanset për të fituar azil janë të pakta ose zero, shpesh kalojnë në të zezë përpara arritjes së kësaj moshe dhe shtëpitë ku qëndrojnë apo hotelet i raportojnë si të humbur. Me ardhjet e fundit nga La Manshi, ka pasur shume raste që fëmijët janë marrë nga të afërm të tyre në Britani, të cilët preferojnë t’i mbajnë në familjet e tyre sesa në hotele kur ekziston edhe frika se mund të riatdhesohen ata që kanë mbërritur me gomone, sikurse është politika e qeverisë.

Edhe pse ministri i Emigracionit thotë se nuk ka prova për rrëmbimin e tyre nga grupet kriminale, shpesh këto grupe i shfrytëzojnë adoleshentët për punët e tyre, dhe një pjesë e atyre që rezultojnë të humbur, mundet të kenë përfunduar edhe në duart e grupeve kriminale të kultivimit dhe shpërndarjes së drogës, të cilët mund edhe t’u kenë paguar shpenzimet e kalimeve të tyre ilegale me gomone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA