Ndjekje si në filma/ Shqiptari dhe greku me 67 kg drogë në makinë futen kundravajte për t’i shpëtuar policisë

25/01/2023 14:22

Një ndjekje si në filma ka ndodhur në Janinë aty ku dy të mitur, shqiptar dhe grek, me 67 kilogramë kanabis u futën kundravajtje për t’i shpëtuar policisë.

Sipas policisë së Janinës, departamenti i anti-drogës së Epirit kishte informacion për transportin e lëndës narkotike, detaj i cili solli arrestimin e dy të miturve romë.

Sapo patrullat e policisë pikasën një automjet në të cilin ndodheshin dy autorët e dyshuar, iu bëri atyre shenjë të ndalojnë.

Drejtuesi i automjetit,shtetasi shqiptar,nuk ndaloi,madje hyri në kah të kundërt në autostradën që lidh Igumenicën me Janinën.

Policia mundi të ndalojë qarkullimin në autostradë dhe sipas deklaratës për shtyp të kësaj drejtorie, ishte fat që prej ecjes në krah të kundërt për disa kilometra të makinës të trafikantëve nuk pati lëndime.

Më në fund ata u ndaluan në afërsi të Janinës ku i gjendën të rrethuar dhe pa asnjë rrugë arratisje.

Dy të miturit u ndaluan dhe do të akuzohen përveç transportit të lëndës narkotike,edhe për vënien në rrezik të udhëtarëve si dhe për drejtim të rrezikshëm të automjetit.

Akuza do të ngrihen edhe ndaj prindërve të tyre,ndërsa në orët në vazhdim do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA