I riu Xhulio Vela është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim pas një konflikti me armë zjarri me disa persona.
27-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik”, në tetor të vitit 2021 në rrugën “Frosina Plaku”, është konflikuar me armë zjarri për motive të dobëta.
Pas ngjarjes, Policia arrestoi 3 personat e përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një pistoletë.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuan punën dhe në rrugën “Babë Rexha”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Xh. V., 27 vjeç, banues në Mamurras”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel