Digjet shtëpia e të moshuarve/ Lushnjë, Rrezikon jetën e zonja e shtëpisë
25/01/2023 12:25
Një banesë ku jetoni dy të moshuar është përfshirë nga flakët në fshatin Thanë të njësisë Fiershegan në Bashkinë Lushnje.
Zjarri ka rënë rreth orës 2 pas mesnate ku fillimisht është vënë re nga i zoti i shtëpisë Elmas Korraqe në ambientin e kuzhinës.
Sapo ka hapur derën flakët janë përpapur në ambientet e tjera të shtëpisë duke rrezikuar kështu dhe jetën e bashkëshortes e cila ka tentuar të shuajë flakët.
Edhe pse në ndihmë kanë ardhur banorë, dhe forcat zjarrfikëse ka qenë e pa mundur fikja e flakëve.
Banesa është e djegur totalisht duke i lënë në qiell të hapur çiftin e të moshuarve. Sipas hetimeve të para dyshimet janë se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Top Channel