Kryeministri Letonez: Nëse Ukraina nuk fiton, atëherë të gjithë kanë një problem të madh

23/01/2023 21:38

Pasi BE miratoi 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, të gjithë sytë janë ende te Berlini, ndërsa presioni rritet për të furnizuar vendin me tanke Leopard të prodhimit gjerman.

Polonia dhe Finlanda kanë deklaruar se janë gati t’i japin automjetet Ukrainës, por Gjermania ka licencën e eksportit të kërkuar për t’i kaluar ato.

Kryeministri letonez Krisjanis Karins zbuloi se nëse Ukraina nuk fiton do të jetë një problem i madh.

“Nëse Ukraina nuk fiton, atëherë të gjithë kanë një problem të madh, sepse nuk ka asnjë tregues që Rusia do të ndalojë ose do të ishte e interesuar të ndalonte. Ne duhet të ndihmojmë Ukrainën të ndalojë Rusinë dhe kjo mund të bëhet vetëm me furnizim me armë”, tha ai për Sky News.

Ai shtoi se prania e Gjermanisë në bord ka një rëndësi shumë të madhe me vendet e tjera të BE-së, kur bëhej fjalë për dërgimin e tankeve të betejës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA