Shkaktonin ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës! Nis hetimi ndaj administratorëve të 5 guroreve në Krujë

22/01/2023 14:31

Administratorët e pesë guroreve që shkaktonin ndotje të lartë të mjedisit në Krujë janë vënë nën hetim.

Nga kontrollet e policisë, ka rezultuar se 5 gurore nuk dispononin dokumentacionin e plotë për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunim të materialeve inerte dhe gurore.

Shtetasit: D. P., V. K., E. Q., H. K. dhe F. B. u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“ dhe “Transportimi i mbetjeve toksike”.

Gjatë kontrolleve është konstatuar gjithashtu se disa gurore ishin mbyllur dhe nuk e ushtronin aktivitetin, prej disa muajsh.

Më herët, gjatë  këtij operacioni, janë arrestuar administratorët e dy guroreve të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA